Author: admin
Kur bëhet fjalë për politikën energjetike, qeveria federale duhet të korrigjojë mangësitë e së kaluarës. Hapat e parë në këtë drejtim janë hedhur, shkruan Thomas Matussek. Qeveria federale ka pasur disa javë të trazuara. Gazsjellësi Nordstream, i cili dikur duhej të mbahej në jetë artificialisht, tani është zyrtarisht një kufomë në ujë. Në dëshirën e qeverisë federale për të kontrolluar sigurinë e furnizimit të vendit, furnizuesi kryesor gjerman i gazit, Uniper, është shtetëzuar. Së fundi, udhëtimet e fundit të Ministrit të Ekonomisë Habeck, dhe tani vetë të kancelarit, kanë rezultuar në një marrëveshje të re me Emiratet e Bashkuara Arabe…
Në tregjet financiare u rikthye pak qetësi. Megjithatë shqetësimi vazhdon, sepse nuk dihet nëse marrja nën kontroll nga USB e bankës së tronditur prej krizës, Credit Suisse, e ka zgjidhur vërtet krizën bankare. Vetë dimensioni i së vetmes bankë të madhe zviceriane, bankës së “re USB”, jep arsye për t’u shqetësuar. “Një zombi u zhduk, por u krijua mostra tjetër”, komentonte në fillim të javës gazeta “Neue Zürcher Zeitung” shkrirjen e detyrueshme të bankës Credite Suisse me konkurenten shumëvjeçare. “Rreziku u mënjanua hë për hë, sepse kandidati në gjendje të dobët u largua nga tregu dhe mbështetet tani shumë nga një bankë gati…
Gjithnjë e më pak praktikantë po zgjedhin të bëhen infermierë, siç tregohet nga shifrat e fundit të Zyrës Federale të Statistikave. Në të njëjtën kohë, nevoja për personel sanitar vazhdon të rritet. Vitin e kaluar, në sektorin e kujdesit lidhën një kontratë për të bërë praktikë rreth 4000 persona më pak se një vit më parë. Sipas shifrave jo përfundimtare, kjo korrespondon me një rënie prej shtatë për qind, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave. Në një kohë që në vitin 2021 ishin lidhur 56.300 kontrata të reja për trajnimin e infermierisë, në vitin 2022 pati vetëm 52.300 të tilla.…
Banka Botërore nis programin e ri të partneritetit. Për të fituar sfidën e zbrazjes së vendit nga emigrimi, BB angazhohet të përmirësojë shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale dhe shërbimet publike. Projekte zhvillimi që hapin më shumë vende pune, përdorim më të mirë të kapitalit njerëzor, rritje të qëndresës ndaj fatkeqësive natyrore dhe nxitje të digjitalizimit janë drejtimet kryesore të programit të ri të partneritetit mes Shqipërisë dhe Bankës Botërore (BB), 2023-2027, të dakordësuar me qeverinë e Tiranës. Emanuel Salinas, përfaqësues i BB në Shqipëri, që prezantoi këtë program në Tiranë vuri në dukje që për realizimin e tij “BB i vë…
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mungesën serioze të fuqisë punëtore, edhe vetë politikanët drejtues po shtrojnë si opsion tërheqjen e fuqisë së huaj punëtore nga vendet e Lindjes së Afërt. Zv/kryeministri i Ekonomisë, Fatmir Bytyqi, ka konfirmuar se shumë kompani vendase ankohen se vështirë gjejnë fuqi punëtore. Zgjidhjen, siç tha ai, e sheh në importimin e punëtorëve nga vendet ku paga mesatare është 200 euro. Pavarësisht rritjes së pagës minimale, por edhe asaj mesatare, Maqedonia e Veriut, sipas tij ka nevojë për 10.000 punëtorë në vit. “Ata po ikin për paga mesatare më të larta. Paga…
Një numër jashtëzakonisht i madh i kompanive evropiane po largohen aktualisht nga tregu rus. Industria e automobilave është veçanërisht e prekur. Çfarë kanë të përbashkët këto kompani thelbësisht të ndryshme? Toyota nga Japonia, Nokian Tyres nga Finlanda, Continental nga Gjermania, TotalEnergies dhe Leroy Merlin nga Franca, Ikea nga Suedia, Smurfit Kappa nga Irlanda, Swarovski nga Austria? Në vetëm një muaj, në mars 2023, ata të gjithë u tërhoqën plotësisht ose pjesërisht nga Rusia ose njoftuan shitjen e ardhshme të biznesit të tyre në tregun rus. Kjo listë gjithashtu pritet të plotësohet edhe me Volkswagen-in. Prodhuesi më i madh i automjeteve…
Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, – në të njëjtën kohë mungojnë gati 2 milionë forca pune të kualifikuara. Çfarë do të thotë ky paradoks e ku vërehet mungesa kryesore e fuqisë punëtore? Pasojat e pandemisë së Coronës duken se janë tejkaluar nga ana ekonomike, edhe ndaj luftës në Ukrainë dhe kostove që ka sjellë ajo duket se ekonomia gjermane është përshtatur. Kriza bankare në SHBA dhe Zvicër nuk e rëndon ekonomikë gjermane. Një recesion i thellë, si ai i shumëpërfoluri nuk pati dhe tregu i punës mbeti i stabilizuar. Por këtë javë që kaloi dy studime vunë gishtin…
Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asnjë grabitje banke. Transaksionet me para në dorë në vendin nordik pothuajse nuk egzistojnë më. Danezët po përdorin kartat e kreditit dhe telefonat inteligjentë për të bërë pagesa. Shoqata daneze e punonjësve të bankave mirëpriti lajmin të martën se gjatë vitit 2022 nuk kishte patur asnjë grabitje banke. “Finance Denmark”, shoqata e sektorit bankar tha se vetëm rreth 20 filiale bankash në të gjithë vendin kanë në gjendje para kesh. Por numri i degëve të bankave ka rënë nga 219 në vitin 1991 në 56 gjatë vitit 2021, tha në…
Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi forcat kryesore të rritjes globale – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina – përballen me dobësim të aktivitetit ekonomik, tha të dielën drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Viti i ri do të jetë “më i vështirë se viti që lëmë pas,” tha zonja Georgieva në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të televizionit CBS’. “Pse? Sepse të treja ekonomitë e mëdha – SHBA, BE dhe Kina – po ngadalësohen njëkohësisht,” tha ajo. Në tetor, FMN e uli parashikimin për…
Sektori i biznesit në Shqipëri, përballoi për të tretin vit me radhë majft vështirësi që u thelluan nga agresioni rus në Ukrainë, i cili tronditi gjithë tregjet ndërkombëtare. Përfaqësues të sipërmarrjes private i thanë Zërit të Amerikës se kostot e prodhimit u rritën si pasojë e rritjes së çmimit të lëndëve të para dhe se qeveria nuk i mbështeti me politika të posaçme. Autoritetet thonë se subvencionimi i energjisë elektrike zë një vend të rëndësishëm të masave mbështetëse. Zyrtarët janë optimistë për të ardhmen, pasi sipas tyre rritja ekonomike ishte sipas parashikimeve dhe se borxhi publik e inflacioni pësuan ulje…