Author: admin
Evropa përfundoi një vit të vështirë me një farë lehtësimi të nivelit të inflacionit. Por ndërsa kostoja e jetesës mbetet ende jashtëzakonisht e lartë, ngadalësimi është një tregues se më e keqja mund të ketë kaluar për konsumatorët e lodhur. Indeksi i çmimeve të konsumit për 19 vendet që përdorën monedhën euro u rrit 9.2% në dhjetor krahasuar me një vit më parë, ritmi më i ngadaltë që nga gushti, tha të premten agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat. Kroacia iu bashkua eurozonës më 1 janar. Ishte rënia e dytë radhazi e inflacionit që nga qershori i vitit 2021.…
Banka Botërore paralajmëroi të martën se ekonomia globale rrezikon të futet në recesion këtë vit, ndërsa po ndikohet nga rritja e dobët e vendeve me ekonomitë më të mëdha – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina. Në raportin vjetor të Bankës Botërore, e cila jep kredi për projekte zhvillimi në vendet më të varfëra, thuhet se pothuajse ka përgjysmuar parashikimin e saj për rritjen globale këtë vit, nga fillimisht e parashikuar në 3%, tashmë në nivelin 1.7%. Nëse ky parashikim rezulton i saktë, kjo do të ishte rritja e tretë më e dobët vjetore në tre dekada, duke u radhitur…
Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet këtë javë në Davos të Zvicrës, shoqata e njohur bamirëse Oxfam thotë se pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme janë rritur njëkohësisht për herë të parë në 25 vjet. Kjo organizatë bamirëse po bën thirrje për një sistem më të drejt taksimi mes pabarazisë globale në rritje. Qindra miliarderë, dhjetëra ministra të qeverive dhe guvernatorë të bankave qendrore do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë që shihet si një tubim i individëve më të pasur të botës. Shoqata bamirëse Oxfam thotë se të pasurit po pasurohen më shumë.…
Shumica e ekonomistëve amerikanë presin që Shtetet e Bashkuara të përballen me një rënie ekonomike më vonë gjatë këtij viti, ndryshe nga nga një parashikim i mëparshëm i tyre. Kjo pasi një numër raportesh qeveritare kanë treguar për një ekonomi çuditërisht të fortë, pavarësisht normave të larta të interesit. Pesëdhjetë e tetë për qind e 48 ekonomistëve që iu përgjigjën një ankete të Shoqatës Kombëtare për Ekonominë e Biznesit parashikojnë një rënie të ekonomisë gjatë këtij viti, një rezultat i ngjashëm me anketën e kryer në dhjetor. Por vetëm 25 për qind e tyre mendojnë se rënia ekonomike do të…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u përpoqën të minimizojnë ndasitë për planet e Uashingtonit për të subvencionuar kompanitë amerikane, bazuar në Ligjin për Reduktimin e Inflacionit që nuk është pritur mirë nga disa në Evropë. “Po nxisim investime të reja për të krijuar sektorë të energjisë së pastër dhe vende pune, si dhe të sigurohemi që kemi zinxhire furnizimi të disponueshme” në të dy kontinentet, u tha Presidenti Biden gazetarëve përpara takimit me zonjën Von der Leyen të premten në Shtëpinë e Bardhë. “Dhe është kjo ide që përshkon…
Amazon ndërpreu përkohësisht punën për ndërtimin e selisë së saj të dytë në Virxhinia pas numrit më të madh të pushimeve nga puna në historinë e kompanisë dhe ndryshimit të qasjes mbi punën nga shtëpia të personelit të saj. Kompania me seli në Siatëll ka vendosur të shtyjë fillimin e punës për ndërtimin e qendrës “PenPlace”, faza e dytë e zhvillimit të selisë së saj në Virxhinia veriore, tha John Schoettler, shefi i pasurive të paluajtshme të kompanisë Amazon, përmes një deklarate. Ai tha se kompania ka punësuar tashmë më shumë se 8000 punonjës dhe do t’i mirëpresë ata në…
UASHINGTON (AP) – Rezerva Federale po përballet me kritika thumbuese për mungesën e atyre që vëzhguesit thonë se ishin shenja të qarta se banka Silicon Valley ishte në rrezik të lartë të kolapsit në dështimin e dytë më të madh të bankave në historinë amerikane. Kritikët tregojnë për shumë shenja të qarta që karakterizonin bankën, duke përfshirë rritjen e saj të shpejtë që nga pandemia, nivelin jashtëzakonisht të lartë të depozitave të pasiguruara dhe investimet e saj të shumta në obligacionet afatgjata të qeverisë dhe letrat me vlerë, të cilat ranë në vlerë ndërsa normat e interesit u rritën. “Është…
Shqetësimet rreth falimentimeve të fundit të bankave dhe paketat e ndihmave, po përhapen në ekonomitë botërore, nga Nju Jorku në Pekin, ndërsa bankierët qendrorë po punojnë për të qetësuar depozituesit dhe tregjet financiare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O-Sullivan njofton nga Kalifornia, ku një bankë e rëndësishme për sektorin e teknologjisë, banka Silicon Valley, falimentoi në fillim të muajit. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha këtë javë se sistemi bankar është në gjendje të mirë. Garancitë e zonjës Yellen dhe zyrtarëve të tjerë, vijnë mes rënies së çmimit të aksioneve të bankës F irst Republic me seli në…
Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që t’i përgjigjen këtyre ritmeve. Aktualisht, në 11 qendra të vendit funksionojnë 37 shkolla profesionale publike me 23 drejtime mësimore, ku marrin pjesë rreth 18 mijë e 300 nxënës. Drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli, thotë se nga viti në vit shkolla ka ardhur duke ju përshtatur nevojave të tregut të punës. “Drejtimet që janë zgjedh, janë sjellë në vartësi të kërkesave që ka pasë tregu. Drejtimet…
Në kuadër të një reforme në strukturën e pagave qeveria shqiptare ka rritur pagën minimale me rreth 18%, duke filluar që nga 1 prilli, me qëllim për të rritur konkurencën dhe frenuar largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Megjithëse e mbështesin politikën për rritjen e pagave, ekspertët kanë ngritur shqetësime se ndryshimet e shpeshta të pagës minimale, 6 herë në një dekadë, dy herë vetëm vitin e kaluar, e vënë biznesin në pozita të vështira, në një kohë krize kur inflacioni është mbi 7%. Ata nënvizojnë se kjo nisëm nuk është konsultuar me biznesin, Këshillin Kombëtar të Punës, dhe është…