Author: admin
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara po marrin masa urgjente për të forcuar besimin në sistemin bankar dhe për të shamgnur një krizë më të gjerë financiare, pas falimentimit të bankës “Silicon Valley”. Falimentimi i papritur i bankës “Silicon Valley” solli reagimin e menjëhershëm të autoriteteve amerikane, në kuadër të përpjekjeve për të shmangur përhapjen e pasojave të dështimit më të madh bankar që nga viti 2008. Përmes masave për të ruajtur besimin në sistemin bankar, administrata e Presidentit Biden veproi për të mbrojtur depozitat në bankën që falimentoi. Rregullatorët thanë se klientët do të kenë qasje të plotë në depozitat…
Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë të dy bankave. Ky zhvillim nxiti frikë për pasoja më të mëdha. “Depozitat tuaja do të jenë aty kur t’u nevojiten”, tha presidenti. Të premten entet rregullatore amerikane mbyllën bankën “Silicon Valley”, ndërsa ajo u përball me mungesë të parash, ndërsa klientët nxituan të tërheqin depozitat e tyre, për shkak të shqetësimeve lidhur me aftësitë paguese të bankës. Ky është falimentimi i dytë më i madh në historinë e vendit, pas asaj që ndodhi me bankën…
Banka Qendrore amerikane rriti përsëri të mërkurën normën e interesit me 0.25 për qind, në vazhdim të përpjekjeve për të ulur inflacionin, pavarësisht shqetësimeve se rritja e normës së huamarrjes mund të përkeqësojnë situatën në sistemin bankar. “Sistemi bankar i Shteteve të Bashkuara është i shëndoshë dhe i qëndrueshëm,” tha Banka në një deklaratë. Rezerva Federale paralajmëroi njëkohësisht se rënia e dy bankave të mëdha amerikane “ka të ngjarë të sjellë si rezultat forcimin e kushteve të kreditimit” dhe “të ndikojë tek aktiviteti ekonomik, punësimi dhe inflacioni”. Banka Qendrore sinjalizoi gjithashtu se ka të ngjarë të jetë pranë fundit të…
Gjigandi bankar zviceran, Union Bank of Switzerland, UBS, ra dakord të blejë bankën rivale Credit Suisse, e cila përballet me vështirësi finanicare. Marrëveshja mes dy bankave erdhi pas bisedimeve urgjente që synonin të shpëtonin nga falimentimi, bankën e tronditur rëndë, kur tregjet u rihapën të hënën. Dy bankat e mëdha në vendin e pasur malor, i famshëm për sistemin bankar, kanë qenë në bisedime përgjatë gjithë fundjavës. Presidenti i Zvicrës Alain Berset tha se qeveria kishte besim se blerja ishte “zgjidhja më e mirë” për të “rikthyer besimin” e humbur në tregun financiar. “Gjatë këtyre ditëve të fundit, tregjet financiare…
Gjigandi bankar zviceran, UBS ra dakord të blinte bankën rivale Credit Suisse për 3, 23 miliardë dollarë, në një marrëveshje të detyruar të nxitur nga autoritetet zvicerane. Credit Suisse ishte përpjekur të rimëkëmbej nga skandalet, humbjet dhe paditë, por aksionet e saj ranë javën e shkuar për shkak të pasigurisë se mund të prekej nga kriza bankare e Shteteve të Bashkuara.Disa nga krizat me të cilat është përballur banka gjatë viteve të fundit SHITJA TEK UBS Autoritetet u përpoqën gjatë gjithë fundjavës të shpëtonin nga falimentimi bankën Credit Suisse, një prej institucioneve më të rëndësishime bankare në botë dhe bisedimet…
Teksa distrikti financiar në Nju Jork, Wall Street, u trondit nga rënia e shpejtë e bankës ‘Silicon Valley’, falimentimi më i madh i një banke amerikane që nga kriza financiare e vitit 2008, disa përdorues të medias sociale janë duke kërkuar fajtorin që sipas tyre fshihet tek axhenda e bankës e cila mbështeste çështje sociale si diversiteti, barazia dhe gjithëpërfshirja. Por ekspertët bankarë dhe financiarë thonë se angazhimi i deklaruar i institucionit me qendër në Santa Clara ndaj këtyre çështjeve me ndjeshmëri shoqërore, nuk ishte shtytësi për kolapsin që pësoi banka. Shkak ishin strategjitë e saj të dobëta të investimeve…