Author: admin

Sipas parashikimeve të ekspertëve, numri i njerëzve në tregun gjerman të punës deri në vitin 2060 do të ulet ndoshta nga 45.7 në 40.4 milionë. Sipas Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB), potenciali i fuqisë punëtore do të ulet me 11.7 për qind në këtë periudhë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si ndryshimet demografike, nataliteti, imigracioni dhe emigracioni. “Rezultatet tregojnë se kompanitë do të kenë dukshëm më pak punëtorë në dispozicion në dekadat e ardhshme,” thotë ekonomisti i IAB Enzo Weber. Më shumë gra dhe të moshuar në tregun e punës Ky vlerësim merr parasysh…

Read More

Në tremujorin e parë, borxhi kombëtar u rrit me 1,6 për qind, në 2406 miliardë euro. Kjo ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Borxhi total i Gjermanisë nuk ka qenë kurrë më i lartë – ai ka arritur një nivel rekord në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Sipas Entit Federal të Statistikave, arsyeja kryesore e këtij borxhi kaq të lartë është mbi të gjitha rritja e shpenzimeve në luftën kundër krizës energjetike, por ka dhe shkaqe të tjera. Borxhi total i shtetit në nivel federal, në nivel të landeve dhe të komunave, duke përfshirë borxhin e…

Read More

Europa kërkon të pavarësohet më shumë në fushën e mikroelektronikës dhe chip-ave nga Kina dhe SHBA. Tani BE ka startuar një program të madh ndihme, nga i cili përfitojnë kompanitë europiane, edhe ato gjermane. Për të qenë më i pavarur si nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program miliardësh ndihme për industrinë e mikroelektronikës dhe chip-ave. Sipas të dhënave të komisares së BE për konkurrencën, Margrethe Vestager me këtë program mundësohen duzina projektesh. Vestager e cilësoi industrinë e mikrochip-ave si “shtyllën e ekonomisë”. Europa duhet të përmirësojë këtu aftësitë e saj. “Ne duhet të bëhemi…

Read More

Agjencia Evropiane e Mjedisit u dëshmon ujit të liqeneve e lumenjve të Gjermanisë kushte të shkëlqyera për larje. Shumë i kufizuar është rreziku për shëndetin në BE në tërësi. Agjencia Evropiane e Mjedisit u dëshmon ujit të liqeneve e lumenjve të Gjermanisë kushte të shkëlqyera për larje. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, uji për larje në Gjermani është pothuajse gjithmonë i një cilësie shumë të mirë. Sipas një raporti të fundit të autoritetit me bazë në Kopenhagë, më shumë se 90% e rreth 2300 liqeneve gjermane të larjes, lumenjve dhe ujërave bregdetare të analizuara ofrojnë kushte të shkëlqyera. Kjo e…

Read More

Tregtia e jashtme gjermane i befasoi të gjithë në prill. Perspektiva mbetet e paqartë, por recesioni i shkurtër duket se është kapërcyer. Eksportet gjermane u rritën në fillim të tremujorit të dytë. Në prill, eksportet u rritën me 1.2 për qind krahasuar me muajin mars, në të dhënat e përshtatura për variacionet kalendarike dhe sezonale, duke arritur në 130.4 miliardë euro, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Krahasuar me prillin 2022, eksportet e mallrave janë rritur me 1.5 për qind. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kishin pritur një rënie prej 2.5 për qind në prill nga marsi. Në…

Read More

Çmimet e larta të energjisë dhe burokracia e madhe po i dëmtojnë prodhuesit e automjeteve. Ata po investojnë gjithnjë e më shumë në SHBA, gjë që inkurajon zhvillimin e elektromobilitetit me subvencione të larta. “Ne prodhimin ekzistues nuk do ta zhvendosim në SHBA. Por fabrikat e ardhshme më tepër do t’i ndërtojmë në Amerikë. Ekziston rreziku që Evropa të jetë humbëse e kësaj rishpërndarjeje”. Kjo deklaratë e Klaus Rosenfeld-it, Drejtorit ekzekutiv të Schaeffler-it, furnizuesit të katërt më të madh të automjeteve në Gjermani me më shumë se 80.000 punonjës në mbarë botën, pasqyron një prirje të rëndësishme: industria automobilistike po…

Read More

Për herë të parë që nga viti 2019, Panairi Industrial i Hanoverit mbahet pa kufizime. Sipërmarrjet gjermane janë të shqetësuara për Gjermaninë si zonë industriale. BDI vazhdon ta shohë Kinën si një treg kryesor. Industria gjermane dëshiron të vazhdojë tregtinë me Kinën. “Të diversifikojmë nuk do të thotë të shkëputemi nga Kina, por të reduktojmë dhe kapërcejmë në mënyrë ideale varësitë e njëanshme”, tha presidenti i Federatës së Industrisë Gjermane (BDI), Siegfried Russwurm të hënën në panairin më të madh industrial në botë, panairin e Hanoverit. Vendi partner i këtij viti është Indonezia. “Kina është dhe do të mbetet një…

Read More

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se ka të ngjarë që bankat të shtrëngojnë masat për dhënien e huave pas dështimeve të fundit në rrjetin bankar, çfarë mund të përjashtonte nevojën për rritjen e mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale. Gjatë një interviste për programin “Fareed Zakaria GPS” të rrjetit televiziv CNN, zonja Yellen tha zbatimi i politikave ka çuar në stabilizimin e valës së tërheqjes së parave të depozituara pas dështimit të bankave “Silicon Valley Bank” dhe “Signature Bank” dhe gjendja duket e qetë. Bankat ka të ngjarë të tregohen disi më të kujdesshme në këtë…

Read More

Tronditjet e botës financiare pas kolapsit të dy bankave amerikane dhe krizës së Credit Suisse kanë shtuar shqetësimet për një krizë të re. Scholz nuk shikon rrezik për Europën. Turbulencat në tregun financiar nuk kanë të mbaruar. Pas paketës miliardëshe për të mbështetur bankën e rënë në krizë, Credit Suisse në Europë pasoi një aksion i koordinuar për të ndihmuar një bankë tjetër në SHBA që ra në krizë. Banka Rajonale First Republik për shkak të problemeve me likuiditetin dhe humbjeve në bursë do të mbështetet me miliarda. Kjo masë është “shumë e mirëpritur” dhe demonstron forcën rezistuese të sistemit bankar, thuhet…

Read More

Gjermania përdor fuqinë e madhe ekonomike për t’u mbrojtur në luftën aktuale energjetike. Qeveria miraton 200 miliardë euro, për çmimet e energjisë. Por kritikohet ashpër në Evropë, Në 29 shtator qeveria gjermane shpalli se do të mbështesë me 200 miliardë euro, me 5% të Produktit të Brendshëm Bruto të Gjermanisë, sipërmarrjet dhe familjet për të ulur faturat e energjisë. Si bazë për ndihmën do të merret kostoja e energjisë e vitit të kaluar. Qeveria ofron kompensimin e diferencës ndaj çmimeve aktuale të energjisë. Kjo “ombrellë mbrojtëse” e fundit ka si synim kryesor të frenojë çmimin e gazit. Është shuma e…

Read More